E FUNDIT/ Komisioni hetimor thërret Presidentin për të dëshmuar

E FUNDIT/ Komisioni hetimor thërret Presidentin për të dëshmuar

37
0
Shares

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është thirrur për t’u paraqitur në orën 10:00 më datë 9 shtator në Komisionin Hetimor të ngritur për verifikimin e ligjshmërisë së vendimit të kreut të shtetit për të çdekretuar 30 qershorin si datë të paracaktuar për mbajtjen e zgjedhjeve vendore.

Pak më herët, në një postim në llogarinë e tij zyrtare në “Facebook”, Meta konfirmoi se do të asistojë në mbledhjen e Komisionit, duke theksuar me doza ironie se mezi po pret që të kthehet në Parlament.

Kërkesa për shkarkimin e presidentit u bë nga një grup deputetësh të Partisë Socialiste, pas vendimit të tij për të anuluar 30 qershorin, që u argumentua nga Meta ndër të tjera si një përpjekje për të ruajtuar parimin e pluralzimit partiak në zgjedhje.

Gjatë verës, komisioni ka hartuar një listë me dëshmuesit kundër Metës që mbahet larg mediave me shumë diskrecion. Më herët, presidenti i është përgjigjur negativisht thirrjes së Kuvendit për të marrë pjesë në seancën dëgjimore të Komisionin Hetimor, që e quajti të palegjitimuar dhe në funksion të realizimit të një procesi antikushtetues votimesh më 30 qershor.

Në përgjigje të shkresë-kërkesës së Kuvendit, Meta shkruante se intepretimi i rolit të presidentit, nuk mund të bëhet vetëm Gjykata Kushtetuese, që prej kohësh nuk është funksionale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY