Ulqinaku: Dokumentat, zbulohet një tjetër skandal me fondet në Shkodër

Ulqinaku: Dokumentat, zbulohet një tjetër skandal me fondet në Shkodër

96
0
Shares

• Dokumentat, zbulohet një tjetër skandal me fondet në Shkodër, drejtoresha e Zyrës së Punës “punëson” personat e punësuar dhe lekët i ndan me kompaninë private

• Që paratë publike të mos vidhen por të kthehen në vende pune e ndihmë sociale ka vetëm një rrugë: Largimin e Edi Ramës dhe bandën e tij që po e grabit Shqipërinë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

Rilindja është zhytur thellë në korrupsion.
Organizata kriminale që qeveris vendin shkon deri aty sa po grabit edhe fondet për punësimin e të papunëve.

Një rast i tillë vjedhje është zbuluar së fundmi nga PD në Zyrën e Punës në Shkodër, ku drejtoresha e këtij institucioni ka ndërtua një skemë korruptive për të gllabëruar paratë publike të përcaktuara për punësimin.

Pasi e privatizoi gjithë buxhetin e shtetit, duke i çuar fondet në xhepat e miqve të kryeministrit, me koncesione e me PPP-ra, tani ka ardhur radha që vartësit e Edi Ramës të bëjnë kërdinë me fondet që jepen për shtimin e vendeve të reja të punës.

Vjedhja me këto fonde është bërë normë qysh kur vetë Kryeministri deklaroi me të madhe në janar të 2018-s se e kishte marrë në patronazh këtë sektor, në mënyrë që të shmangen abuzimet.

Për hapjen e vendeve të reja të punës ekzistojnë një sërë programesh të posaçme, kryesisht drejtuar shtresave në nevojë, me qëllim përfshirjen e tyre në tregun aktiv të punës. Por fatkeqësisht, babëzia e “Rilindjes” nuk po lë asnjë qindarkë që të mbërrijë tek qytetarët.

Rasti më flagrant i shpërdorimeve është Zyra e Punës në Shkodër, ku drejtoresha Rozafa Zmijani, nën bekimin e shefes së saj Elira Demiraj, po shpërndan në mënyrë klienteliste fondet publike për subjektet që janë të gatshme “të bashkëpunojnë” në këtë skemë korruptive.

E njohur si “zonja 20%”, Zmijani siç provohet edhe nga provat e publikuara në ekran, abuzon me fondet publike duke paguar për punësimin e punëtorëve që prej kohësh figuronin si të punësuar në evidencat e firmës DELIA.
(foto VKM)

Nga dokumentet bashkëlidhur vërehet qartazi që Zmijani, në mënyrë klienteliste po shpërdoron fondet publike për trajnim në punë dhe punësim, pasi sipas VKM nr.47/2008, kërkohet qartazi përfshirja në këtë projekt vetëm e punëkërkuesve të papunë, por në realitet, ajo ka përfshirë si përfitues fondesh njerëz të punësuar qysh kohë më parë në subjektin DELIA IMPEX.
(dokumentet PDF)

Pra punonjës që derdhin kontribute rregullisht përgjatë gjithë vitit, regjistrohen fiktivisht si të papunë në sistemin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit, për t’u çregjistruar më pas si përfitues të programit të Zyrës së Punës
(fotot e sistemit).

Drejtoresha e “Rilindjes” në vend që t’u japë shansin për punësim punëkërkuesve afatgjatë, ripunëson punonjësit e Firmës DELIA në këmbim të 20% të shifrës totale që jepet nga projekti shtetëror për hapjen e vendeve të reja të punës.

Ky skandal i ri tregon se centralizimi i fondeve, qoftë për hapjen e vendeve të reja të punës, qoftë për skemën e ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale, nuk u bë për shmangien e abuzimeve, por vetëm për përqendrimin e fondeve në dorë të drejtorëve e drejtoreshave të partisë. Këto fonde kanalizohen më pas si përqindje që drejtorët i marrin në ortakëri me firmat e partisë, duke grabitur edhe qindarkat e fundit që shteti jep për luftën kundër varfërisë.

Sot Shqipëria është shteti më i varfër i Evropës, dhe do të vijojë që të varfrit të bëhen më të varfër ndërsa të pasurit akoma më të pasur, sa kohë Edi Rama do vijojë të mbajë në patronazh të gjithë buxhetin e shtetit, duke e ndarë atë vetëm për shërbime partiake me drejtoreshat e partisë dhe firmat e partisë, në çdo qark.

Që paratë publike të mos vidhen por të kthehen në vende pune e ndihmë sociale ka vetëm një rrugë: Largimin e Edi Ramës dhe bandën e tij që po e grabit Shqipërinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY