Vatikan/ Papa bllokohet 25 minuta brenda në ashensor

Vatikan/ Papa bllokohet 25 minuta brenda në ashensor

87
0
Shares

Mesha e ditës së diel në sheshin “Shën Pjetri” ka nisur me vonesë, kjo sepse Papa Françesku ka mbetur i bllokuar për disa minuta në ashensor.

Përballë shqetësimit të shumë besimtarëve, Ati i Shenjtë e nisi meshën duke kërkuar ndjesë për vonesën, teksa pati edhe një kërkesë për të gjithë të pranishmit në shesh, një duartrokitje për skuadrën e zjarrfikësve që bënë të mundur shpëtimin e tij. Shkak për bllokimin e ashensorit dyshohet se ka qenë një luhatje tensioni.

“Dua t’ju kërkoj ndjesë që u vonova, por një defekt i papritur në ashensor më la brenda tij për 25 minuta. Ashensori u bllokua nga një luhatje tensioni, falë Zotit aty erdhën zjarrfikësit të cilët i falënderoj pa masë dhe defekti u rregullua. A mund të kem një duartrokitje për forcat zjarrfikëse”, – tha Papa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY