Shfrytëzonte femrat për prostitucion, kapet shkodrani që kërkohej nga Itali

Shfrytëzonte femrat për prostitucion, kapet shkodrani që kërkohej nga Itali

83
0
Shares

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në pragat e Policise.

Policia e Shkodres njofton se ka arerstuar te kerkuari nga Italia, 37-vjeçarin A. D. i dënuar nga drejtësia italiane me 6 vite burg për “Shfrytëzim prostitucioni”.

Sipas policise, “Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë”.

Nderkohe qe mesohet se gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

NJOFTIMI 

Operacioni nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, në vijim të operacioneve për kapjen e personave në kërkim kombëtar e ndërkombatër, pas informacioneve të marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin, për llogari të autoriteteve gjyqësore italiane, e shtetasit A. D., 37 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas nga periudha 01.01.2012 deri 18.01.2014 në bashkëpunim me persona të tjerë ka shfrytëzuar femra me qëllim prostitucioni, duke përdorur dhe dhunë.
Gjithashtu, ky shtetas gjatë kohës së qëndrimit në Itali ka përdorur pasaporta të falsifikuara.

Gjykata e Apelit Milano/ Itali e ka dënuar me 6 vjet burg për kryerjen e veprave penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Falsifikim i pasaportave”, parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Romën po vijon punën për plotësimin e proceduarave me qëllim ekstradimin e 37-vjeçarit drejt Italisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY