“Atje do të më vrasin, mos më deportoni”, terroristi rus lutet në...

“Atje do të më vrasin, mos më deportoni”, terroristi rus lutet në gjykatën e Durrësit

57
0
Shares

Seanca gjyqësore e shtetasit rus Resul Miklaev, i cili u arrestua disa kohë më parë në vendin tonë dhe akuzohet si pjesë e ISIS që në vitin 2013, është shtyrë.

Seanca qe po mbahej ne Durres është shtyrë në mungesë të prokurorit, pasi Miklaev nuk kishte avokatë. Ajo që nuk pritej ishte thirrja e ketij te fundit ndaj autoriteteve shqiptare.

Miklaev është lutur të mos ekstradohet në Rusi duke thenë se “Ju lutem mos më dërgoni atje, pasi do të më vrasin”.

Rasul Miklaev akuzohet se është terrorist. Në Qershor të vitit 2013 ky shtetas është larguar nga Rusia për në Siri, ku i është bashkuar një grupimi ilegal të armatosur, të ashtuquajturit “Shteti Islamik” (ISIS), duke qenë pjesëmarrës aktiv në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Ajo që e tradhtoi Rasul Mislaev nuk ishte karakteri i tij i çuditshëm apo fakti që qëndronte i mënjanuar nga të tjerët, por e tradhtoi një telefonatë, një telefonate e cila i çoi autoritet shqiptare në një komunikim të vazhdueshëm me Rusinë, që nga ana e saj konfirmoi se ky shtetas ishte me kartelën ‘red notice’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY