“Shteti të mendojë se brenda muajit e bën Floqin Paris”, të prekurit...

“Shteti të mendojë se brenda muajit e bën Floqin Paris”, të prekurit nga tërmeti ende në qiell të hapur

43
0
Shares

Nisja e ndërtimit të shtëpive të para, që u shkatërruan nga tërmeti i Qershorit në Korçë solli shpresë tek banorët se vjeshta nuk do t’i gjente në qiell të hapur. Por procesi po zvarritet dhe kjo e ka bërë të largët ditën, kur çdo familje e prekur nga tërmeti të kthehet në banesat e rindërtuara.

Në shkollën e Floqit, prej tre muajsh vazhdojnë të jetojnë mbi 20 familje, shtëpitë e të cilëve janë të pabanueshme. Deri tani ka filluar ndërtimi vetëm në pesë prej banesave të rrënuara, çfarë ka detyruar banorët të përgatiten që dimrin ta kalojnë në ambientet e shkollës.

Edhe pse procesi mësimor do edhe pak ditë të fillojë,duket se nxënësit dhe familjet e dëmtuara nga tërmeti do të ndajnë të njëjtën ndërtesë,në pamundësi për të gjetur alternativa të tjera strehimi.

“Këtu do qëndroj. Ku të vete? Të shkoj në shtëpi të bjerë guri të mi pëlcasin trutë fëmijëve”.

“S’kam ku të vete, me 6 fëmijë”. “Të pengoj fëmijët e tjerë keq më vjen. Shteti të mendojë se brenda muajit e bën Floqi të ri, Paris”.

Të tjerët janë kthyer në fshat, duke përshtatur kasollet e bagëtive apo oborret ku kalojnë netët. Edhe për ato pak familje shtëpitë e të cilëve kanë filluar të ndërtohen, shqetësim mbetet përfundimi i tyre para ardhjes së dimrit.

Përpos zvarritjes dhe vonesave, banorët e Floqit pretendojnë se procesi i vlerësimit të dëmeve ka qenë selektiv dhe jo transparent, duke trajtuar me përparësi ato familje që kanë një banesë të dytë dhe nuk janë në kushte emergjence./AbcNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY