Përplaset autobusi në Dibër, dalin detajet: 3 pasagjerë të plagosur

Përplaset autobusi në Dibër, dalin detajet: 3 pasagjerë të plagosur

51
0
Shares

Tre pasagjerë janë plagosur si pasojë e përplasjes së një makine dhe autobusi në Dibër. Raportohet se të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë.

Ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Topojanit,  Shupenzë. Sipas policisë, shtetasi me iniciale A.K., duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” u përplasur me një autobus, me drejtues  shtetasin me iniciale B. Xh.

“Në afërsi të Urës së Topojanit,  Shupenzë ka ndodhur një aksident rrugor, ku shtetasi A.K, duke drejtuar automjetin tip “Benz Mercedes” është përplasur me një automjet autobus, me drejtues  shtetasin B.Xh,  dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar tre pasagjer, të cilët po marrin mjekim në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën,”-raporton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY