Heshtja për Kajmakun, Basha tregon kodin mafioz të Rilindjes: Organizatë kriminale, ja...

Heshtja për Kajmakun, Basha tregon kodin mafioz të Rilindjes: Organizatë kriminale, ja si po vepron

45
0
Shares

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar sërish lidhur me Agim Kajmakun, pas gjithë ketyre diteve qe PD e ka vënë në qender të akuzave.

Basha shkruan se Kajmaku po mbrohet dhe per kete bën një shpjegim sipas kodit të heshtjes të njohur si omerta.

Postimi i Bashës

OMERTA – KODI MAFIOZ I HESHTJES

Si në çdo organizatë kriminale, edhe në grupin e strukturuar kriminal të Rilindjes së Edi Ramës vepron kodi i heshtjes që në zhargonin mafioz njihet si “omerta”.

Omerta për bankimatin personal Dako, omerta për Pjetrin, omerta për Jorgo Kajmakun, omerta për milionat e vjedhura shqiptarëve dhe miliona të tjera të shpenzuara për luks pushtetarësh kur shqiptarët zhyten në papunësi dhe varfëri.

Me heshtjen e tij Edi Rama mbron dhe promovon kriminelë dhe hajdutë dhe i përdor ata për të vjedhur zgjedhjet, sepse bashkë me ta pasurohet duke vjedhur shqiptarët dhe pastruar paratë e krimit.

Por sa kohë Edi Rama është në zyrën e kryeministrit, nuk do të ketë as drejtësi dhe as demokraci, as punësim as mirëqënie sepse pushtetarët e korruptuar, kriminelët dhe oligarkët do të vjedhin dhe dhunojnë shqiptarët.

Hajduti Psiqik përbën rrezik për jetën, mirëqenien dhe sigurinë e çdo familje. Ai dhe krimi i organizuar janë të pandashëm. Që të shpëtojmë Shqipërinë nga kriminelët me pushtet, duhet të largojmë Edi Ramën. #ShqipëriaSiEuropa #HajdutiPsiqik #RamaIk

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY