Fotot që po “çmendin” rrjetin, kryebashkiaku i ri shfaqet me brekë dhe...

Fotot që po “çmendin” rrjetin, kryebashkiaku i ri shfaqet me brekë dhe këpucë me maja në Greqi

250
0
Shares

Mediat dhe portalet greke i kane kushtuar nje artikull nje prej drejtuesve te Rames, te cilin nxitoi ta vinte ne nje prej bashkive te vendit.

Mediat greke, këtë herë nëpërmjet gazetarit të njohur Stelios Moisidhis, kanë publikuar një lajm tjetër në lidhje me një drejtues lokal të emëruar nga Rilindja, të cilit nuk i përmendin emrin por këtë herë e ilustrojnë me foto prezencën e tij në territorin grek.

Sipaj tij, rilindasi në foto është akomoduar në një strukturë modeste me 4* me mëngjes të përfshirë ku nata kushton rreth 138€ nata, prenotuar deri në daten 31 gusht. Gazetari Moisidhis nuk ka ndalur vetëm në publikimin e lajmit por ka vijuar edhe me komente në lidhje me veshjen dhe sharmin e treguar nga drejtuesi rilindas në plazhet greke.

Ndonëse gazetari nuk e përmend emrin e rilindasit, por publikon vetëm foton, sipas “RD”. në foto  është Nuri Belba, kryetari i emëruar nga Rama në bashkinë e Prrenjasit pas zgjedhjeve farsë të 30 qershorit.

Por, Belba e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk ka qenë në Greqi dhe se gazetari bashkëpunon me ish kryetaren e Bashkisë.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY