VIDEO/Basha flet për aksionin opozitar në shtator, zbardhet takimi me delegacionin gjerman

VIDEO/Basha flet për aksionin opozitar në shtator, zbardhet takimi me delegacionin gjerman

42
0
Shares

Ashtu si kishte paralajmeruar me herët, kreu i PD, Lulzim Basha ka mbajtur një prononcim për mediat nga ku ka folur për një sër çështjesh.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka dënuar me forcë sot heshtjen e kryeministrit Edi Rama dhe të Prokurorisë lidhur me çështjen e Agim Kajmakut, kryebashkiakut të zgjedhur në Vorë me votimin e 30 Qershorit.

Mali i provave është bërë më i lartë se mali i Dajtit. Zgjidhja e kësaj krizë kalon mes zgjedhjeve të lira e të ndershme, një qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme në një ditë më ato lokalet. PD dhe opozita e bashkuar është në komunikim të vazhdueshëm me ndërkombëtarët, pjesë e këtij takimi ishte dhe takimi i sotëm me Katja Leikert, nënkryetare e grupit parlamentar CDU/CSU për Europën”- tha Basha.

Sipas tij, opozita dhe PD janë të vendosura në qëllimin që i kanë vënë vetes prej ditës së parë, ti shërbejnë qytetarëve dhe jo zgjidhjeve artificiale për karriget dhe pushtetin.

Basha ka folur për aksionin e shtatorit, duke nënvizuar se ai do të jetë vijim i aksionit të pandërprerë të opozitës. “Së bashku me shqiptarët, opozita vec protestave që do të jenë edhe më të mëdha e të fuqishme, do të fokusohet në zgjidhjet që do t’u ofrojmë shqiptarëve, në rrafshin e përditshmërisë. Po punojmë në kuadër të programit tonë për marrëveshje me grupet e interesit, dhe nga ana tjetër për platformën për Shqipërinë si Evropa, që jemi gati që bashkë me shumicën e shqiptarëve të dëshmojmë kapacitetet dhe vendosmërinë tonë për t’u dhenë fund problemeve që kanë bllokuar perspektivën evropiane të vendit”.

Pyetur për datën 13 tetor, Basha ka thënë se  “13 tetori është tregues i kapje së institucioneve nga rama dhe paligjshmërisë në të cilat është zhytur KQZ. Ata kanë shkelur kushtetutën dhe ligjin për të dhënë një provë se me Ramën nuk mund të ketë asnjë proces zgjedhor, as kur kandidon vetëm, ose jo”.

LIVE – Komunikim me gazetarët

Publiée par Lulzim Basha sur Mardi 27 août 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY