Gjermanët, ndërmjetësues të krizës së radhës politike në Shqipëri?

Gjermanët, ndërmjetësues të krizës së radhës politike në Shqipëri?

45
0
Shares

Gjermanët duket se do të bëhen ndërmjetësues të krizës së radhës politike në Shqipëri, e cila nisi që prej muajit shkurt kur opozita dogji mandatet.

Të paktën kështu lexohet vizita e fundit në Tiranë e numrit dy të partisë së kancelares Angela Merkel. Katja Leikert, ndonëse kishte mbërritur me ftesë të fondacionit Konrad Adenauer, zhvilloi takime me palët politike në Shqipëri; Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.

Takimet u zhvilluan pa praninë e mediave dhe duket se kishin për qëllim të masnin pulsin e palëve për dialog. Shtatori dhe e gjithë vjeshta rezervon zhvillime të vrullshme në Shqipëri. Mbërrin ambasadorja e re e SHBA-së, ngrihen SPAK, Byroja e Hetimit dhe Gjykata Kushtetuese.

Kjo e fundit do të vendosë edhe për fatin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit, zgjedhje të cilat opozita dhe presidenti i konsideron të paligjshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY