DETAJE/Barcelona nuk dorëzohet, gati ofertën e tretë për Neymar

DETAJE/Barcelona nuk dorëzohet, gati ofertën e tretë për Neymar

54
0
Shares

Futbollisti i famshëm Neymar shumë shpejt pritet të jetë në Barcelonë. Sipas medieve katalanasve tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi pa dyshim i “goditjes” më të madhe të merkatos së verës.

Në fakt, ofertat e gjigantit katalunas për yllin brazilian janë refuzuar vazhdimisht nga Paris Saint-Germaini.

Sidoqoftë, drejtuesit e kampionit spanjoll kanë mbërritur në Paris për ta bërë ofertën e tretë për Neymarin, shkruan ESPN.

Barcelonës i ishin refuzuar dy oferta paraprakisht, por shpreson që propozimi i fundit do të pranohet nga klubi i madh francez. Besohet se kampioni spanjoll do ta përmirësojë ofertën për ta rikthyer Neymarin në Camp Nou.

Takimi po zhvillohet në kullën “Eiffel” dhe sipas mediave franceze dhe atyre spanjolle “telenovela” e gjatë me protagonist “O’Ney” do të mbyllet me një fund të lumtur. Barcelona ka parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid, duke udhëtuar drejt Parisit me një ofertë 170 milion euro, 52 milion më pak nga sa arkëtoi dy vjet më parë, kur shiti sulmuesin brazilian.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY