TRAGJIKE/ Humbin jetën dy shqiptarë në Itali, zbuloni emrat

TRAGJIKE/ Humbin jetën dy shqiptarë në Itali, zbuloni emrat

84
0
Shares

Dy shqiptarë humbën jetën në një aksident tragjik në Itali. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në Bologna.

Sipas mediave italiane, dy viktimat janë identifikuar si Antonin Hasdukajn 28 vjeç, banues në Imola dhe Suzana Gojcaj, 38 vjeçe.

  1. Makina me të cilën po udhëtonin shqiptarët është përfshirë në një përplasje të fortë në autostradën numër 14 në Imola dhe për pasojë kanë humbur jetën.

 

 

38-vjeçarja shqiptare Suzana Gojcaj, prej 15 vitesh jetonte në Galeata, në provincën Forlì-Cesena.

Përveç burrit të saj, i cili duket se është në Shqipëri, ajo lë tre vajza , më e madhja prej të cilave është 16 vjeç, e dyta ndjek shkollën e mesme ndërsa më e vogla akoma në shkollën fillore.

Në makinën tjetër po udhëtonin tre persona italiano-zviceranë, të cilët kanë pësuar lëndime të lehta.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY