SHOKUESE/ Banda me 10 shqiptarë rrahin nënën dhe dy djemtë

SHOKUESE/ Banda me 10 shqiptarë rrahin nënën dhe dy djemtë

84
0
Shares

“Terror në Riviera Romagnola, familja nga Como rrihet nga banda e shqiptarëve.” Ky është titulli që i kanë vënë lajmit mediat italiane që raportojnë për një ngjarje të ndodhur një ditë më parë në provincën e Riminit.

Mediat fqinje shkruajnë se dy djemtë italianë dhe nëna e tyre janë sulmuar e rrahur nga një bandë kriminelësh, buzë detit, pa asnjë arsye.

“Mbrëmje makthi për një familje nga Como që kishte shkuar me pushime në Igea Marina, në Riviera Romagna. Dy djem, pesëmbëdhjetë dhe tetëmbëdhjetë vjeç, sapo kishin kaluar një mbrëmje të qetë buzë detit, dhe para se të ktheheshin në shtëpi, vendosën të ndalen në një furrë buke për të shijuar një ushqim të ngrohtë.

Por, afër saj, ishin përgjuar, rrethuar dhe provokuar nga një bandë me dhjetë të rinj shqiptarë.”-shkruhet
“A keni një cigare?” Ky ishte preteksti që do të mjaftonte për të nisur sulmin.

Tetëmbëdhjetë vjeçarit papritur i erdhi një grusht në fytyrë e pas dhunës së ushtruar mbi të përfundoi me hundë të thyer. Edhe vëllai i tij i vogël, nuk shpëtoi dot pa marrë një goditje të fortë.

Ndërkohë, nëna e dy fëmijëve, e cila priste djemtë të ktheheshin në apartament, dëgjon ulërimat nga dritarja dhe vrapon për t’u ardhur në ndihmë.
Por, banda shqiptare nuk ka kursyer as gruan 50-vjeçare, e cila është goditur dhunshëm.

Familja, u ndihmua dhe u sigurua nga karabinierët, dhe vendosi të mos largoheshin nga Como më herët nga data që kishin parashikuar, por të vazhdonin pushimet.

Sakaq, karabinierët e Bellaria kanë parë pamjet e kamerave që konfirmojnë dinamikën e agresionit dhe janë vënë në ndjekje të bandës së shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY