Plagosja me kaçavidë, si ndodhi ngjarja në Durrës: 19-vjeçari s’ishte i kthjellët...

Plagosja me kaçavidë, si ndodhi ngjarja në Durrës: 19-vjeçari s’ishte i kthjellët mendërisht

40
0
Shares

Detaje të reja mësohen nga ngjarja e ndodhur dje në Durrës, kur një 19-vjeçar i fut kaçavidën në bark tregtarit të celularëve.

Një dëshmitar që u ndodh rastësisht në vendin e ngjarjes, tha se 19-vjeçari qëlloi tregtarin 59-vjeëar, pasi ky i fundit e përzuri nga dyqani. Burime nga grupi i hetimit pohojnë se shtetasi P.M., 19 vjeç, banor i qytetit bregdetar, kishte shkuar një ditë më parë për të blerë një telefon celular te dyqani i shtetasit Q.XH..

Por ky i fundit, duke parë se 19- vjeçari nuk ishte i kthjellët nga ana psikologjike, i tha se nuk shiste telefona, por vetëm pjesë telefonash, me qëllim për ta larguar, raporton Panorama.

Tregtari i ka thënë të largohej nga dyqani dhe në këtë moment 19-vjeçari e ka qëlluar me një kaçavidë që e mbante me vete. Nga goditja, tregtari mësohet se ka marrë dëmtim të lehtë pa rrezik.

Menjëherë 59-vjeçari u dërgua në urgjencë dhe pas mjekimit u largua në shtëpi. Ndërkohë, në vendin ku ndodhi ngjarja patrullonin efektivë të Qarkullimit Rrugor, të cilët ndërhynë menjëherë duke arrestuar agresorin 19-vjeçar, i cili rezulton të jetë më probleme psikologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY