Ish deputeti rendit efektet që do sjellë rënia e euros: Paratë e...

Ish deputeti rendit efektet që do sjellë rënia e euros: Paratë e pista forcuan lekun…

30
0
Shares

Ish deputeti i PD, Agron Shehaj, ka dhënë arsyet që mund tën kenë ndikuar qe valuta e huaj, euro te jete sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit.

Forcimi i Lekut në lidhje me Euron ka filluar që në gjysmën e dytë të vitit 2016 dhe ka vazhduar pa ndërprerje. Fillimi i rënies së pakthyeshme të lekut përkoi me kohën e vjeljes së kanabisit të kultivuar masivisht. Nga atëhere, rritja e trafikut të drogës është shoqëruar në mënyrë besnike nga rënia e Euros, duke arritur sot shumë afër nivelit më të ulët të dy dekadave të fundit.

Pastrimi masiv i parasë së krijuar nga krimi (droga, trafiqet, evazioni, korrupsioni, etj) përmes industrisë së ndërtimit, e cila po lulëzon me nxitjen direkte të qeverisë Rama, do ta fundosë edhe më shumë Euron.

Kjo rënie drastike po shkatërron investimet e huaja, bizneset eksportuese, turizmin e të huajve.

Praktikisht, po shkatërron sektorët dhe aktivitete ekonomike më jetike për zhvillimin ekonomik të vendit. Pa llogaritur dëmin e jashtëzakonshëm që sjell futja e parasë së pisët në ekonomi e cila përzë paranë e pastër, veçanërisht bizneset prodhuese dhe novatore.

Krimi po e shkatërron ekonominë e dobët shqiptare. Nëse nuk ndalet menjëherë kapja e ekonomsië nga interesat kriminale dhe pastrimi i parave të pista në ekonomi, pasojat për Shqipërinë do të jenë të rënda dhe afatgjata”,-sqaron Shehaj.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY