Rama ndërmerr një tjetër vendim për Valdrin Pjetrin

Rama ndërmerr një tjetër vendim për Valdrin Pjetrin

63
0
Shares

Konstituimi i këshillit bashkiak të Shkodrës është pezulluar dhe gjithashtu dhe  betimi i kryetarit të ri të bashkisë, Valdrin Pjetri. Kjo vjen një ditë pasi Partia Demokratike publikoi dokumente të autoriteteve italiane të cilat dëshmojnë se i zgjedhuri i Partisë socialiste, ka qenë i dënuar në Itali nën akuzën e prodhimit dhe trafikimit të substancave narkotike.

Burimet bëjnë me dije se vendimi për pezullimin e konstituimit të Këshillit Bashkiak ka ardhur nga Partia Socialiste.

PS duket se do të lërë në heshtje konstituimin e Këshillit Bashkiak deri në marrjen e një përgjigje nga Prokuroria për Pjetrin

Prokuoria ka nisur procedurat e verifikimeve, dhe se është në pritje të përgjigjeve drejtuar Interpol-it dhe Europol-it. Ai rrezikon të akuzohet për “Falsifikim të dokumentave zyratre dhe “Deklarim të rremë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY