FOTO/Merr flakë gjatë ecjes autobusi në “Rrugën e Kombit”, reagon kompania: Ja...

FOTO/Merr flakë gjatë ecjes autobusi në “Rrugën e Kombit”, reagon kompania: Ja si ndodhi

68
0
Shares

Një ditë më parë në “Rrugën e  Kombit” u përfshi nga flakët një autobus i linjës Tiranë-Prishtinë. Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, rreth orës 19:00 në afërsi të fshatit Reps në Rrugën e Kombit. Ish shoferi i autobusit, ai që  pikasi flakët duke sinjalizuar edhe pasagjerët që të dilnin jashtë me shpejtësi.

Në lidhje me këtë ngjarje ka reaguar vetë kompania, e cila është shprehur se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

” Vetëm dëme materiale, fatmirësisht nuk ka asnjë të lënduar. Autobusi ka qenë në gjendje të mirë teknike. Shkak i flakëve është një defekt nga temperaturat e larta”, njofton kompania.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY