EMRI/Vetëdorëzohet në polici zyrtari i lartë i PS-së

EMRI/Vetëdorëzohet në polici zyrtari i lartë i PS-së

31
0
Shares

Nëndrejtori i Kadastrës së Durrësit, Arben Isaku, i cili ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve, është vetëdorëzuar në polici.

Gjithashtu është vetëdorëzuar në policinë e Durrësit edhe ekonomisti Redi.K, 27 vjeç. Arben Isaku është kryetar i grupit të këshilltarëve të Partisë Socialiste në Bashkinë e Durrësit si dhe sekretari organizativ i PS-se.

Ai u shpall në kërkim për veprën penale ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumentave ” parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186/3 të Kodit Penal.

Nga 2017 Isaku mbante postin e drejtorit të ALUIZNIT ) Agjencisë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/ Ndërtimeve Informale,  por me shkrirjen e këtij institucioni me Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP) në Durrës, në zyrën e Kadastrës, Isaku u lirua nga detyra dhe u emërua në postin e zv/ drejtorit të Kadastrës në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY