DETAJE/Plagosja pas sherrit në lokal, policia e Shkodrës kap dy vëllezërit

DETAJE/Plagosja pas sherrit në lokal, policia e Shkodrës kap dy vëllezërit

45
0
Shares

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku mbeti i plagosur 38-vjeçari Vat Shpati, ndersa jane vene ne pranga 3 autorët e dyshuar.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

S. P. 36 vjeç, banues në Shkodër, A. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

Më datë 12.08.2019, rreth orës 12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) Shpatin,banues në Dobraç, vëllai i oficerit të policisë për vrasjet, Pëllumb Shpati.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY