DETAJE/Sherri i madh për fëmijët në park, plas grushti mes emigrantëve shqiptarëve...

DETAJE/Sherri i madh për fëmijët në park, plas grushti mes emigrantëve shqiptarëve në Itali

78
0
Shares

Një sherr mes fëmijësh për radhën e lojës në një park në Itali ka përfshirë në debat të ashpër edhe prindërit emigrantë shqiptarë.

Ngjarja në fjalë që ndodhi në Carcare të Italisë, ka përfshirë 4 familje shqiptare. Siç raportojnë mediat italiane, gjithçka ka nisur ditën e premte, ku fëmijët ishin zënë për radhën, debat që më pas janë përfshirë edhe prindërit e tyre.

Ishte fillimisht nëna e njërit prej fëmijëve që u zu me një tjetër për radhën dhe kohën në lodrat e parkut. Sherri ishte me fjalë, por u dëgjua edhe nga persona të tjerë. Ngjarja nuk u mbyll me kaq, pasi bashkëshorti i gruas nuk e toleroi dot. Ai mblodhi tre shokë dhe vendosi të merrte hak ndaj bashkëatdhetarit.

I shkuan në lokal të nesërmen kur ai ishte duke pirë kafe dhe e dhunojnë keq.Për pasojë ata janë arrestuar nga policia, ndërsa personi i plagosur përfundoi në spital, ndërsa sipas mjekëve do i duhet 30 ditë për t’u shëruar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY