OSLO/Sulm në një xhami, po hetohet si akt terrorist

OSLO/Sulm në një xhami, po hetohet si akt terrorist

81
0
Shares

Një sulm me armë zjarri në një xhami në Oslo të Norvegjisë, është duke u hetuar si akt terrorist, deklaruan autoritetet norvegjeze.

Një person i armatosur ka hapur zjarr në Qendrën Islamike Al-Noor të shtunën. Një person që ishte i pranishëm në xhami ka arritur ta ndalojë sulmuesin, duke pësuar disa lëndime.

Më vonë, një grua u gjet e vdekur në shtëpinë e të dyshuarit. Viktima dyshohet se ishte e afërt me sulmuesin.

Udhëheqësi i operacionit policor, Rune Skjold, tha se sulmuesi njihet si një person nga Norvegjia, i njohur për autoritetet, por që nuk ka pasur ndonjë të kaluar kriminale.

Skjold tha se i dyshuari ka përkrahur frymën anti-migrim dhe i ka takuar linjës së djathtë ekstreme.

Sulmuesi dyshohet se ka vepruar i vetëm gjatë sulmit. Raportohet se vetëm tre persona kanë qenë brena në xhami gjatë sulmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY