XHENOVA/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës ,arrestohen 4 persona

XHENOVA/ Shkatërrohet banda shqiptare e kokainës ,arrestohen 4 persona

85
0
Shares

Karabinierët në Xhenova arrestuan katër shqiptarë, si pjesë e një bande që merrej me trafik lëndësh narkotike.

Arrestimet e mëngjesit të sotëm janë vetëm pjesë e arresteve të mëhershme, të një grupi që ka dyshime se merret me aktivitet kriminal në zonën xhenoveze. Deri tani nga gjykata janë dhënë 11 masa sigurie “arrest me burg”, si dhe 1 “arrest shtëpie”. Policia sekuestroi 2.5 kg kokainë të pastër, mbi 15 mijë euro para të gatshme dhe një pistoletë kalibri gjysmë-utomatik 9×21 me municion relativ, shkruajnë mediat e vendit fqinj.

Hetimi lejoi të çmontojë një shoqatë kriminale të përbërë nga grupe të ndryshme që veprojnë në mënyrë autonome, por që edhe bashkëveprojnë me njëri-tjetrin. Anëtarët e bandave, kryesisht shqiptarë, menaxhuan, me role të ndryshme, disa sheshe në lagjet e Sampierdarena, Sestri Ponente dhe Rivarolo. Për më tepër disa prej tyre janë marrë edhe me vjedhje nafte, e cila iu duhej për tëmbushur makinat, me anë të së cilave bënin transport droge.

Hetimi filloi në shkurt 2018 kur u identifikua një grup i vogël kriminal, përbërë kryesisht nga shqiptarë. Ata bënin transport droge nga periferia e Milanos për në Xhenova. Droga mbahej e fshehtë në disa kuti. Vjedhja e naftës u bë në thuajse mbarë zonën e Serra Ricc. Kjo është goditje e radhës që i bëhet kartelit dhe nuk dihet nëse grupi e vazhdon apo jo aktivitetin në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY