Milan zbarkon në Prishtinë, luan me skuadrën e njohur

Milan zbarkon në Prishtinë, luan me skuadrën e njohur

70
0
Shares

Milani dhe skuadra e njohur e Feronikeli ditën e sotme do të përballen midis tyre në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Sipas informacioneve zyrtare, ndeshja fillon në orën 20:45.

Në faqen e tij zyrtare, klubi milanez ka publikuar një fotografi nga biblioteka kombëtare “Pjetër Bogdani” që ndodhet në qendër të Prishtinës.

Kjo përballje po pritet me shumë entuziazëm, pasi tifozët e skuadrës së Milanit janë të shumtë në Kosovë.

Milani – fuqia e dytë më e madhe në histori të futbollit në Evropë me shtatë tituj të Ligës së Kampionëve – nuk e ka skuadrën po aq të vlefshme sa e kishte para disa viteve, por prapëseprapë dallimet me skuadrën e Feronikelit janë të mëdha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY