DETAJE/Si i mori rrjedha e lumit Vjosë dy gratë, ishin duke mbledhur...

DETAJE/Si i mori rrjedha e lumit Vjosë dy gratë, ishin duke mbledhur bimë mjekësore…

77
0
Shares

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë e ndodhur në lumin Vjosa, ky dy gra ne tentative per te kaluar lumin, janë marrë përpara nga rrjedhja.

Burimet bëjnë me dije se viktima eshte identifikuar si shtetasja Eli Beqiri viktima, 50 vjeç, nderkohe qe shoqja e saj qe perfundoi ne spital eshte Selime Shehu.

Dy grate, moshatare bashke, e kishin pune te perditshme mbledhjen e bimëve mjekësore. Gratë kanë tentuar të kalojnë lumin dhe duke ndihmuar njëra – tjetrën i ka rrëmbyer rrjedha e lumit. Ngjarja ka ndodhur pothuajse në të njëjtin vend ku u mbyt pak muaj më parë nje djale 17 vjeçar nga Këlcyra.

Informacion paraprak

Në lumin Vjosë, pranë fshatit Dragot, bashkia Tepelenë, shtetaset E.B. dhe S.Sh. të dyja banuese në Këlcyrë, duke kaluar lumin, i ka rrëmbyer rrjedha e ujit.

Për pasojë shtetasja E.B. ka ndërruar jetë ndërsa shtetasja S.Sh. është transportuar për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY