Vrasësi i “Diabolik” është shqiptar, ja ku fokusohen hetimet

Vrasësi i “Diabolik” është shqiptar, ja ku fokusohen hetimet

65
0
Shares

Hetimi I vrasjes së llojit mafioz të Fabrizio Pistelli-t, 53-vjeçarit që ishte kreu i një bande italo-shqiptare, po prihet nga evidentimi i gjurmëve të marrëdhënive të ngushta të viktimës me shqiptarët.
Pistelli, i njohur ndryshe me nofkën “Diabolik”, u vra në pritë pasditen e djeshme brenda Parkut të Aqueductua në Romë.

Mediet fqinje raportojnë se “Diabolik”-u, tifoz ultras i ekipit të Lazios, është qëlluar me dy plumba pistolete, në shpinë dhe në kokë, që kishte arritur t’i shponte kafkën.

Mendohet se vrasja e tij ka lidhje me larje hesapesh, por hetimet janë ende në fazën fillestare. Seria e ekzekutimeve sipas hetuesve ka nisur që nga vrasja e shefit të “Ndrangheta”-s, Vincenzo Femia-s, në vitin 2013.

Gjykuar nga rrethanat, 53-vjeçari është vrarë me paramendim. Viktima ishte ulur në një stol në Viale Monia së bashku me një person të dytë, shoferin e tij kuban, kur një mashkull i veshur me rroba sporti e qëlloi atë nga pas.

Në vitin 2016, Piscitellit iu konfiskuan 2 milion euro nga Guardia di Finanza. Ndërsa, në vitin 2013 ai u arrestua, sepse u konsiderua nga hetuesit si qendra e një rrjeti të trafikut të drogës midis Spanjës dhe Italisë.

Më pas, në 2015-n “Diabolik” u shpall përgjegjës, së bashku me ultras të tjera, për zhvatje ndaj presidentit të Lazios, Claudio Lotito. Emri i Piscitelli u shfaq edhe në gazetat e Mafia Capitale, ku prokurorët citoheshin ta cilësonin si drejtuesin e një grup kriminel italio-shqiptar, të quajtur “Batteria di Ponte Milvio”, që kanë lidhje me bosin e Camorras, Michele Senese, ‘O Pazz’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY