“Pres verifikimet nga Prokuroria”, Pjetri reagon duke mos i mohuar akuzat e...

“Pres verifikimet nga Prokuroria”, Pjetri reagon duke mos i mohuar akuzat e PD: Kjo ngjan me gjyq publik…

87
0
Shares

Valdin Pjetri, kandadati i dalë nga socialistët për Bashkinë e Shkodrës, ka reaguar sërish, pasi eshte akuzuar nga PD se ai ka qenë i ndaluar dhe më pas i dëbuar nga Italia.

Pjetri, mohon të jetë ndaluar nga policia italiane apo të jetë dëbuar nga shteti fqinj, e ai tha se është i hapur për cfarëdo lloj kërkese në adresë të tij, por jo për gjyq politik.

Kryetari i ardhshem i Bashkise Shkoder Pjetri ka reaguar pas akuzave te PD ditet e fundit dhe gjithashtu u shpreh se do te pritet edhe kerkesa e prokurorise lidhur me kete çeshtje.

Është e vërtetë se gjatë javës së fundit kam qenë në qendër të sulmeve nga PD. Kam bërë një reagim timin të nesërmen e këtij lajmi ku kam thënë se jam mëse i hapur për çdo verifim të mundshëm. Gjëja është zyrtare, shkresa e subjektit partiak është në prokurorinë e përgjithshme dhe prokuroria është i vetmi institucion i ngarkuar nga ligji për të bërë verifikimet. Kjo më shumë ngjan me gjyq publik. Megjithatë dua të them se asgjë dhe askush nuk na ndal të shkojmë drejt bashkisë së Shkodrës dhe të fillojmë punën”.

A është e vërtetë se nuk keni udhëtuar për 10 vjet drejt Italisë?

Nuk është e vërtetë, kam shkuar disa herë. Po të shikohet TIMS është e verifikueshme dhe prandaj kam këtë lloj qetësie.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY