“Havana e famshme joniane”, Rama bllokon biznesin në jug: Hajde merre vesh,...

“Havana e famshme joniane”, Rama bllokon biznesin në jug: Hajde merre vesh, si ka mundësi…

83
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është bllokuar një ndër komplekset më të njohura në zonën turistike të Dhërmiut, Havana, në kuadër të aksionit anti-informalitet të nisur prej muajit korrik. Duke publikuar fotot e biznesit të bllokuar në “Facebook”, Rama shkruan me ironi se i vjen keq për Havanën e famshme të pushimeve joniane.

Keqardhje vërtetë për Havanën e famshme të pushimeve joniane😢 Hajde merre vesh, si ka mundësi(!), që të bësh një investim të tillë dhe të mos respektosh ligjin, duke mos lëshuar kuponin dhe duke e paguar shkeljen si frëngu pulën🤭

Por mesa duket sa më i madh biznesi, aq më e madhe vështirësia për ta futur në kokë mesazhin #STOPINFORMALITETIT✋

ASKUSH s’është mbi LIGJIN dhe ÇDOKUSH do GODITET me #ZeroTolerancë 🤜nëse mban për vete, pjesën e xhiros që i takon konsumatorit dhe shtetit👊”, shkruan Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY