EMRI/Bëhet për spital gardiani i burgut në Fier, fraktura të shumta në...

EMRI/Bëhet për spital gardiani i burgut në Fier, fraktura të shumta në kokë dhe krahë

57
0
Shares

Vetëm 20 ditë pasi kishte filluar punë, gardiani i burgut të Fierit, Xhevat Manaj është dhunuar nga dy persona ende të paidentifikuar.

E gjitha ka ndodhur ditën e djeshme rreth orës 14:00, kur 52-vjeçari ka lënë turnin. Në pamundësi për të lëvizur me automjetin e tij, 52-vjeçari ka shkuar tek një shok për ta marrë nga puna. Kur pikërisht në atë automjet kanë qenë edhe dy persona të cilët e kanë dhunuar.

Aktualisht Manaj ndodhet në spitalin Rajonal të Fierit ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor për fraktura në kokë dhe në krah. Por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gardiani jeton në fshatin Fermë-Çlirim të Fierit, ai e kishte nisur punën 20 ditë më parë. Policia dhe grupi hetimor pret që 52-vjeçari të rikuperohet në mënyrë që t’i marrin dëshminë lidhur me autorët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY