Bie nga pallati një djalë 25-vjeçar, në gjendje të rëndë në spitalin...

Bie nga pallati një djalë 25-vjeçar, në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës

40
0
Shares

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në Korçë. Një 25-vjeçar ka rënë nga lartësia e një pallati, duke u plagosur rëndë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 të qytetit juglindor, ndërsa policia sqaron se i riu është rrëzuar nga pallati. Ai është transportuar me plagë të shumta drejt spitalit dhe ndodhet në gjendje kritike.

Ndërkohë, nuk dihet ende nëse ngjarja ka qenë aksidentale, apo i riu është vetëhedhur.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY