Shqipëria në krye të OSBE, reagon Manjani: Ose duhet t’ia heqin nga...

Shqipëria në krye të OSBE, reagon Manjani: Ose duhet t’ia heqin nga dora, ose vërini drynin

59
0
Shares

Pak muaj para se Shqipëria të marrë Presidencën e radhës së OSBE, ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani e shikon si një fatkeqësi lënien e këtij organizmi në duart e kryeministrit Edi Rama.

Manjani thotë se dy rrugë janë: ose duhet t’ia heqin nga dora, ose ti vënë drynin edhe OSBE se s’ka më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, siguri, zgjedhje e media të lira.

POSTIMI I MANJANIT
Lënia e drejtimit të OSBE në duart e Edi Ramës, nuk është problem i këtij të fundit, por i atyre që ia lanë.

Dy rrugë janë: ose do duhet t’ia heqin nga dora, ose ti vënë drynin edhe OSBE se s’ka më asnjë fije fytyrë të flasë për demokraci, siguri, zgjedhje e media të lira.

Le pastaj t’i kërkojë hesap Putin apo Erdogan për këto gjëra…
Opsioni që të dënohen sjelljet thellësisht antidemokraci që Edi Rama i bën Shqipërisë duket i vakët.
Kur mendoj që Palmeri pranoi votimet antikushtetuese, s’kam ndonjë shpresë më…
Ja pafshin hajrin! Ndoshta e meritonte këtë fund edhe OSBE.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY