Ekstradohet nga Gjermania 56-vjeçari shqiptar i dënuar me 25 vite burg

Interpol Tirana ka ekstraduar nga Gjermania një 56-vjeçar shqiptar të dënuar me 25 vite burg për një vrasje në vitin 1998.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi dhe ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shqiptarit Byniamin Hajro.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 e dënoi me 25 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim”.

Me datë 17.04.2012, është vendosur rifillimi i hetimeve në lidhje me ngjarjen e datës 22.03.1998 ndodhur në Berat, ku u rrëmbyen dhe më pas u vranë shtetasit E.P. dhe A.A.

Gjykata e Apelit Vlorë në vitin 2017 ka deklaruar fajtor për këtë ngjarje shtetasin Byniamin Hajro duke e dënuar me 25 vite burgim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje