Denoncimi për Lamen: Vjedhje masive dhe tjetërsime pronash kundrejt ryshfetit prej 5000...

Denoncimi për Lamen: Vjedhje masive dhe tjetërsime pronash kundrejt ryshfetit prej 5000 euro

89
0
Shares

Një punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ka denoncuar publikisht drejtorin e tij Artan Lame, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit, për vjedhje dhe abuzime me pronat kundrejt ryshfeteve të majme.

Denoncimin e këtij punonjësi e ka publikuar ish-kryeministri Sali Berisha, duke i ruajtur anonimatin. Në mesazh flitet për vendet e punës, ku drejtori u kërkon lekë si dhe çmime që u vendosen pronave janë qesharake.

MESAZHI I PLOTE 

Përshëndetje z. Berisha

Kam një denoncim për të bërë. Institucioni që ju e ngritët me aq mund, ZQRPP, po shkatërrohet dita-ditës, pas bashkimit me Aluizmin duke krijuar ASHK.

Puna e 30 vjetëve është shkatërruar duke tjetërsuar, prona vetëm për 5000 euro (çmim me ofertë), duke punësuar njerëz injorantë që nuk e dinë se çfare belaje është të mbash pronën e një njeriu; kartela pasurie të shkatërruara, z.Artan Lame, i cili abuzon me punonjësit e ish-Hipotekës, madje me ato më të vjetrit, duke i larguar nga vendi i punës që kanë mbi 25 vjet, duke bërë presion, sidomos nga larot që ai ka vënë drejtorë të sektorëve.

I nderuar z.Berisha, ju lutem postojeni, se po bëhet nami.

Nuk e keni idenë se çfarë po ndodh.

Z. Lame dhe sekserët e vet po kërkojnë lekë për vendet e punës.

Ju lutem z. Berisha postojeni këtë denoncim, se po na lënë kalamajtë pa bukë, kemi bërë karrierë në atë vend pune dhe nuk kemi qënë asnjëherë matrapazë të ndyrë si Lamja .

Ju lutem zoti Berisha, anonim ju lutem, se pastaj fillojnë presionet, se pak po na bëjnë.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY