Atentati në Selenicë/ Kapet me automatik në mal 27 vjecari

Atentati në Selenicë/ Kapet me automatik në mal 27 vjecari

577
0
Shares

Nje i ri 27 vjecar eshte arrestuar ne Selenicë, pasi eshte kapur ne mal me arme automatik dhe me municion luftarak.
Policia ben me dije se kapja e tij u be gjate aksionit qe po kryhet per zbardhjen e plote te ngjarjes se ndodhur mbreme, ku u vra shtetasi Laver Tozaj.

NJOFTIMI I POLICISE
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Selenicë në bashkëpunim me forcat e tjera të Policisë së Vlorës dhe ato të FNSh-së, në vijim të kontrolleve dhe krehjes së zonës duke përdur dhe qenin e gjurmës në lidhje me ngjarjen e Selenicës, kapen në flagrancë shtetasin S. R., 27 vjeç, banues në fshatin Vajzë të Selenicës.
27 vjeçari u kap në kushtet e flagrancës afër malit të Beunit, të fshatit Matogjin i cili mbante me vete një armë zjarri automatik me municion luftarak.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me armë në shtetin grek.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY