DETAJE/I drejtoi armën babait pasi e dhunoi, arrestohet djali në Mirditë

DETAJE/I drejtoi armën babait pasi e dhunoi, arrestohet djali në Mirditë

47
0
Shares

Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ushtroi dhunë fizike e psikologjike ndaj babait e tij duke e kanosur me armë zjarri. Gjatë kontrollit, policia i sekuestroi armë dhe municione.

“Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. N.( T.),  43 vjeç, banues në fshatin Fang, Mirditë.

Ky shtetas, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij 78 – vjeçar, si dhe e ka kanosur me armë zjarri.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

– 1 armë zjarri “pistoletë” me krehër me 5 fishekë

– 1 armë zjarri automatike model 56 me 2 krehra me 30 fishekë

– 15 fishekë luftarakë model 56

Materialet procedurale në ngarkim të tij, iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për veprat penale: “Dhuna në familje”, “Kanosja”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”,-sqaron policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY