VIDEO/Panik te pasagjerët në avion, tymi përfshin kabinën

Pasagjerët e një avioni të British Airways përjetuan momente tmerri pak minuta para se të uleshin në destinacionin e tyre në Spanjë. Tymi përfshiu kabinën 10 minuta përpara se avioni i nisur nga Londra të ulej në aeroportin e Valencias.

Kompania konfirmon se incidenti ka ndodhur në fluturimin BA422 dhe se fatmirësisht asnjë nga pasagjerët nuk mbeti i lënduar gjatë momenteve të panikut.

Tre pasagjerë u dërguan në spital. British Airways kishte dy pilotë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në fluturim. Një pasagjer në aeroportin e Valencias i tha BBC-së se një anëtar i stafit në tokë kishte thënë se kishte pasur “zjarr në motorin” e avionit. Udhëtarëve që u vonuan gjatë natës iu dha strehim falas në një hotel shkruan BBC.

https://youtu.be/1xfn3DlaLfE

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje