FOTO/Si kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e gushtit politikanët, ku ndodhen Meta,...

FOTO/Si kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e gushtit politikanët, ku ndodhen Meta, Rama, Basha dhe Veliaj

44
0
Shares

Jemi në sezon pushimesh dhe duket se të gjithë, madje dhe politikanët e kanë gjetur pak kohë për veten, pavarësisht krizës që ka pushtuar vendin. Sesioni parlamentar është mbyllur e pjesa më e madhe e politikanëve në vend janë larguar nga kryeqyteti për të pushuar me familjet e tyre apo njerëzit e afërt.

Për Kryeministrin Rama pushimet janë familjare dhe për ta treguar këtë, nuk ka hezituar të postojë foto. Këtë të martë, Rama u shfaq një foto në “Instagram” me djalin e tij të vogël, Zahon, ndërsa shkroi: “Insta of the day”.

https://www.instagram.com/p/B00cY3nJi1C/?utm_source=ig_embed

Të dielën, Presidenti Meta bëri një postim nga Prevalla, atje ku ishte duke pushuar së bashku me familjen e tij, dy vajzat, djalin dhe bashkëshorten, njëkohësisht kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Por gjithsesi, edhe pse jashtë Tiranës, Meta e ka marrë “situatën politike me pushime”, duke postuar thuajse çdo ditë në lidhje me të.

Mirëmëngjes nga Prevalla! Ju uroj një të diel të bukur me familjet tuaja!

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 3 août 2019

Erion Veliaj, ishte pranë djalit të tij këtë të martë, duke postuar një foto së bashku me të. “U rritëm ne, 10 muaj”, shkruan Veliaj bashkëngjitur fotos, duke mos e saktësuar nëse ndodhet në Tiranë apo jo.

https://www.instagram.com/p/B00IQRMBzk-/?utm_source=ig_embed

Po krejt ndryshe eshte situata me Lulzim Bashën, i cili mesa duket nuk i njeh pushimet dhe është duke zhvilluar ture dhe takime me qytetarët. Ashtu siç pati deklaruar, kjo verë nuk do të ketë pushime. Lëvizjet e vetme janë nga veriu në jug, duke zhvilluar takime me qytetarët.Së fundmi, kryeopozitari ishte në Patos.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY