DETAJE/Një tjetër rilindas i “dyshimtë”, kush është kryebashkiaku i Vorës që ka...

DETAJE/Një tjetër rilindas i “dyshimtë”, kush është kryebashkiaku i Vorës që ka dy emra

148
0
Shares

Pas Valdrin Pjetrit, kandidatit të Edi Ramës në Shkodër, një tjetër i propozuar nga kreu i PS-së për kryebashkiak duket se mund të ketë probleme me dekriminalizimin.

Në votimet monopartiake të 30 qershorit Edi Rama vendosi që të kandidojë në Vorë, biznesmenin e luleve Agim Kajmaku. Në dokumentet e tij të dekriminalizimit, Kajmaku mësohet se ka deklaruar se ka emigruar në Greqi ku edhe ka pasur emër tjetër.

Jorgo Toto, është një nga emrat që Kajmaku ka pasur në Greqi dhe nga të dhënat mësohet se ai ka qenë i dënuar, vepër të cilën ai nuk e ka deklaruar në dekriminalizim.

Në Greqi, Kajmaku nuk njihej me këtë emër, por si Jorgo Toto. Më tej në formularin e dekriminalizimit, qytetari i parë i Vorës, deklaron se ka qenë dy herë emigrant, në periudhën 1998-1999 në Itali dhe në Greqi nga 1991-1996.

Në këto 5 vite Kajmaku njihej si Jorgo Toto, por nuk ka treguar arsyen pse ka preferuar të thirrej në këtë mënyrë. Në formular ai shton se nuk ka pasur asnjë dënim dhe asnjë procedim, por sërish nuk ka sqaruar për çfarë arsye është bërë ky ndryshim gjeneralite.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY