Meta thumba liderëve: Fitoret e thella i gëzojnë, por po penalizojnë Shqipërinë...

Meta thumba liderëve: Fitoret e thella i gëzojnë, por po penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët

44
0
Shares

Presidenti Ilir Meta ka reaguar sërish për krizën politike në vend duke adresuar mesazhe të cilat ndonjëherë bjenë në vesh të shurdhët. Teksa komenton sjelljet e mazhorancës, kët% herë  i është përveshur edhe opozitës.

Meta thumbon opozitën teksa thotë se shprehin entuziazëm se kanë fituar 85% të zgjedhësve.Ai iu thekson të dyja palëve politike se gëzohen me ‘fitorjet’ që penalizojnë shqiptarët.

Fitoret e thella që gëzojnë liderët dhe pasojat e rënda që penalizojnë Shqipërinë dhe shqiptarët.E kam fjalën për fitoren “e vërtetë” të mazhorancës aktuale, që në zgjedhjet e saj të njëanshme dhe të paligjshme, shpalli fitoren në 100% të bashkive të Shqipërisë, si edhe të këshillave bashkiakë.

Por edhe entuziazmi i liderëve të opozites se ata fituan 85% është mbresëlënës, duke harruar se sikur opozita të ishte regjistruar në kohë para shfuqizimit të 30 qershorit si datë e zgjedhjeve do t’i mjaftonte të kishte për vete, jo më shumë se 1/4 e 85% për të arritur një fitore reale dhe institucionale në shumicën dërrmuese të njësive vendore.

Fitorje” të tilla penalizojnë rëndë të ardhmen e vendit, pasi jo vetëm garantojnë një disfatë në 18 tetor për çeljen e negociatave në mënyrë te sigurtë, por lenë pa mbrojtje nga të drejtat e tyre të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët jetën e tyre të përditshme e kanë aq të lidhur me shërbimet e pushtetit vendor.

Ndērkohë asgjesimi i llogaridhënies së pushtetit vendor (pas atij qendror), i shërben vetëm pakicës që nuk njeh rotacion dhe të përzgjedhurve të saj për të administruar çdo pushtet, pasuri dhe pronë publike, në mënyrë arrogante dhe të pakontrolluar.

Viktimat e këtyre “fitorjeve” janë të gjithë qytetarët shqiptarë pa dalllime partiake.

Për integrimin as bëhet fjalë por mbetet vetëm të shpresojmë të mos na ndeshkojnë në institucionet aktuale, që merren me mbrojtjen e autonomisë vendore, demokracisë vendore dhe të drejtat e njeriut”,-shkruan Meta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY