VLORE/ Biznesmeni me plumba ne kraharor ne gjendje te rende, i plagosur...

VLORE/ Biznesmeni me plumba ne kraharor ne gjendje te rende, i plagosur edhe i biri 18 vjecar

101
0
Shares

Personi qe mbeti i plagosur pas te shtenave me arme ne Vlore, i cili ndodhet ne gjendje te rende, eshte shtetasi Arben Brahimaj, rreth moshesh 40 vjec.

Mesohet se 40 vjecari, i cili eshte edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja si dhe i nje tjeter biznesi ne qender te Vlores, ka marre plage ne kraharor nga disa plumba dhe  ndodhet ne sallen e operacionit.

Nderkohe i plagosur ka mbetur edhe djali i tij 18 vjeçar dhe nje person tjeter, te cilet kane marre plumb ne kembe.

Sakaq, policia eshte vene ne ndjekje te dy autoreve, shtetasve me iniciale E.Xh dhe Sh.L, dhe jane ngritur postobllokqe ne te gjithe qytetin.

Njoftimi i policise:

Në Vlorë, ne lagjen 1 Maj, në një lokal në pronësi të shtetasit A.B, ka ndodhur një konflikt për motive banale.

Si pasoje e konfliktit është plagosur i zoti i lokalit shtetasi A.B, që ndodhet në gjendje të rëndë dhe dy shtetas të tjerë që janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar dy autorët e ngjarjes, shtetasit SH.L dhe E.XH.

Në ndjekje të autoreve është vënë Policia e Vlorës, Delta Forcë dhe FNSH e Fierit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe sekuestrimin e çdo prove që do ti shërbejë hetimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY