250 fëmijë çdo ditë në urgjencë,shkak temperaturat e larta

250 fëmijë çdo ditë në urgjencë,shkak temperaturat e larta

30
0
Shares

Temperaturat e larta por dhe virozat që qarkullojnë në stinën e nxehtë kanë bërë që në urgjencën e pediatrisë të paraqiten mesatarisht 250 fëmijë të vegjël të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore.

Këtë të dielë vetëm në orët e para të mëngjesit ishin paraqitur 40 fëmijë me simptoma të ndryshme kryesisht viroza të stinës .

Fakti që është e dielë bën që të gjithë prindërit pavarësisht distancës ti drejtohen urgjencës së pediatrisë pasi qendrat shëndetësore janë pushim.

Edhe pse mjekët janë në gadishmëri për tu shërbyer gjithmonë ka pakënaqësi nga qytetarët pa llogaritur që një mjeku i duhet të kryeje mbi 100 vizita në ditë, jashtë çdo kapaciteti njerëzor. Por ky është një shqetësim i ngritur ndër vite i cili vjen për shkak të mungesës së mjekëve pediatër.

Pavarësisht ngarkesës që përballojnë mjekët nuk ndalen me këshilat ndaj prindërve për më shumë kujdes me higjenën tek femijët sidomos me larjen e duarve, frutave që konsumojnë. Po kështu këshillojnë sa më shumë lëngje por jo ato të ambalazhuara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY