Zgjedhjet në 13 Tetor? Zguri i vetëm në KQZ, të tjerët me...

Zgjedhjet në 13 Tetor? Zguri i vetëm në KQZ, të tjerët me pushime

48
0
Shares

Katër anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të kryesuar nga Denar Biba, vazhdojnë sjelljen jo të ligjshme.

Kreu i KQZ-së Klemend Zguri, në respekt të ligjit dhe Kushtetutës sot kishte thirrur një mbledhje pas letrës së 3 partive opozitare për të nisur procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit.

Mësohet se i pranishëm në mbledhje ka qenë vetëm kreu i KQZ-së, Klement Zguri.

Në orën 10:00 kreu i KQZ-së Zguri ka nisur mbledhjen i vetëm dhe është shprehur se 4 anëtarët e tjerë të komisionit, Denar Biba, Bledar Skënderi, Rezarta Bitri dhe Edlira Jorgaqi kanë deklaruar se janë me pushime.

Ky i fundit theksoi se pa kuorum mbledhja e KQZ nuk mund të hapet. Ndërkohë, pas dështimit të mbledhjes së KQZ, përfaqësuesi ligjor i LSI, Muharrem Caka theksoi se dështimi i mbledhjes së sotme ishte i qëllimshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY