I dënuar dhe dëbuar nga Italia, Valdin Pjetri nuk përgënjeshtron akuzat: Gati...

I dënuar dhe dëbuar nga Italia, Valdin Pjetri nuk përgënjeshtron akuzat: Gati të hetohem…

171
0
Shares

Kandidati socialisht në Shkodër, Valdrin Pjetri ka reaguar pas kërkesës së PD-së që të hetohet sepse ka fshehur dënimin dhe dëbimin nga Italia prej 10 vjetësh.

Duke folur në një lidhje telefonike për mediat, Pjetri nuk ka përgënjeshtruar akuzat e bëra nga PD-ja dhe është shprehur se është i hapur të hetohet, por kjo të ndodhë jo mbi ‘indicie publike’.

U njoha nëpërmjet kërkesës së Z. Bardhi i cili bazohet dhe firmos mbi ‘indicie publike’. Sigurisht që jam shumë i hapur mbi çdo verifikim timin, por jo mbi ‘indicie publike’.

Askush më mirë se Institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së Z. Bardhi dhe çdo personi tjetër të interesuar apo kurioz.

Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të Partisë Demokratike’,- ka thënë Valdrin Pjetri për mediat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY