EMRAT/Kush janë të plagosurit në Elbasan, zënka në tavolinën e lokalit: Njëri...

EMRAT/Kush janë të plagosurit në Elbasan, zënka në tavolinën e lokalit: Njëri nxorri armën…

51
0
Shares

Një plagosje me armë zjarri është regjistruar në Elbasan, pranë Pallatit të Sportit. Referuar informacioneve paraprake dyshohet se kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Të plagosurit janë identifikuar dhe janë Fezi Ago, Astrit Cërriku dhe Mihal Kocashi. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e saj.

Sipas informacioneve, personat kanë qenë në lokal të ulur së bashku në një tavolinë, kur janë zënë për motive të dobëta. Për pasojë, njëri prej tyre ka marrë armën dhe ka qëlluar, duke lënë të plagosur dy persona.

Kjo ngjarje vjen vetëm një ditë pas ekzekutimit të 40-vjeçarit Feriz Bardhi, në prag të banesës së tij, në qytetin e Durrësit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY