Makina merr flakë në ecje, plagoset babai dhe dy djemtë te Gjiri...

Makina merr flakë në ecje, plagoset babai dhe dy djemtë te Gjiri i Lalzit

49
0
Shares
Foto Ilustruese

Merr flakë në ecje një makinë në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 të mëngjesit të sotëm.

Në makinë kanë qenë drejtues një 53 vjecar dhe dy fëmijët e tij të cilët janë dëmtuar lehtë.

Informacion paraprak

Më datë 01.08.2019, rreth orës 00:35, në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit, shtetasi B.K.,53 vjeç, banues në Tiranë , duke drejtuar automjetin e tij ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën, për pasojë mjeti ka marrë flakë dhe janë dëmtuar lehtë drejtuesi i mjetit, si dhe dy fëmijët e tij, 10 e 16 vjeç, të cilët ishin pasagjer në mjet.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY