“Jam i gatshëm 24 orë në 24 për dialog”, Meta-Ramës: Reflekto!Mos më...

“Jam i gatshëm 24 orë në 24 për dialog”, Meta-Ramës: Reflekto!Mos më detyro t’i çoj lule Ramiz Alisë

59
0
Shares

Presidenti, Ilir Meta është shprehur i gatshëm të takojë kryeministrin Edi Rama, por sipas tij ai tha se e pret të takohet publikisht, pasi vendi po shkon në kundërkohë.

Për presidentin Ilir Meta është në një krizë edhe më të thellë politike, ndërsa data 13 tetor, e dekretuar prej tij është një mundësi për të dalë prej saj.

Në konferencën e fundit para pushimeve të verës, Meta apeloi edhe një herë Edi Ramën të reflektojë, po ashtu apeloi edhe KQZ të mos vijojë në paligjshmëri, por të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit, sipas dekretit në fuqi nga kreu i shtetit.

Meta sërish  kujtoi dhe ofertën për mbajtjen e tre palëve zgjedhje dhe i bëri sërish apel Rames te reflektoje

“Jemi në kushtet e thellimit të paligjshmërisë nëse nuk nis zbatimi menjëherë i dekretit të presidentit është penalizim i sigurtë 101 % për çeljen e negociatave të Shqipërisë. Kjo do të ishte goditje e madhe e prespektivës europiane. Ftoj edhe njëherë kryeministrin Rama të reflektojë dhe të mos pengojë zbatimin e dekretit të datës 13 tetor. Institucionet të mos vazhdojnë me paligjshmër. Ftoj forcat politike që duan të marrë pjesën në zgjedhje.Mendoj se të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre. Nuk vazhdon duke u fshehur të gjithë përballë një situate që nuk na nderon. I ftoj të gjithë të reflektojnë përndryshe do më detyrojnë të ftoj mediat botërore dhe të vë një tufë me lule tek varri ish-presidentit Ramiz Alia. Alia pavarësisht rrethanave tregoi përgjegjshmëri shumë më tepër se sot për të çtensionuar situatën, për t’i dhënë mundësi opozitës së asaj kohe të merrte pjesë në zgjedhje. Mendoj tani ne nuk duhet të vonohemi më tej. Natyrisht është 1 gushti dhe gjithsecili mund të pushojë dhe reflektojë pak. 1 shtatori është shumë vonë. Pas 1 shtatorit çfarë na duhet një marrëveshje”, deklaroi Presidenti Meta.

Kreu i shtetit deklaron se Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të legjitimojë 30 qershorin.

“Gjykata Kushtetuese nuk ka mundësi të legjitimojë 30 qershorin përshkak se e ka të pamundur pasi 30 qershori ka ikur si një datë e ligjshme.  Ajo do interpretojë dhe do ketë efekt për të ardhmen”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY