DETAJE/17 shqiptarë arrestohen në Itali, trafikonin drogë nga Holanda

DETAJE/17 shqiptarë arrestohen në Itali, trafikonin drogë nga Holanda

83
0
Shares

Eshtë shkatërruar një bandë  e madhe e cila trafikonte sasi droge. Prej orëve të para të mëngjesit në Itali është ndërmarrë një operacion kundër trafikut të drogës.

Në kuadër të këtyre hetimeve janë arrestuar 17 persona (dyshohen se jane shtetas shqiptarë të gjithë) si dhe janë sekuestruar 200 kg kokainë, dhe armë. Droga vinte nga Hollanda dhe ishte e destinuar për qendrat kryesore të Romës, Tor Bella Monaca dhe San Basilio.

Tonelata kokainë nga Holanda në Romë,  shkruajnë mediat italiane për operacionin e koduar “Shqiponja e zezë” kundër një organizate kriminale shqiptare, shkruan romatoday.

Operacioni po ekzekutohet nga skuadra lëvizëse e policisë së Romës me koordinimin e Drejtorisë së Antimafias në Romë. Po kryhet ekzekutimi i 9 urdhërarresteve të firmosura nga gjykata për akuzën e trafikut ndërkombëtar të kokainës dhe armëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY