Zjarr i madh përfshin dy banesat në Korçë, shkrumbohet njëra

0Shares
0

Janë shtuar rastet gjatë sezonit të verës, ku banesat përfshihen nga flakët. Këtë herë, dy banesa janë përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës, njëra prej të cilave është shkrumbuar plotësisht, ndërsa tjetra që ishte ngjitur ka pësuar dëme të mëdha materiale.

Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në lagjen 12 të qytetit juglindor.mjete zjarrfikëset që po punojnë për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat rrezikuan të hapen edhe në banesa të tjera.

Fatmirësisht, në shtëpinë e shkrumbuar nuk ka pasur njerëz brenda, ndërsa banorët e banesës tjetër kanë arritur të dalin në kohë, pa pësuar lëndime.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

Leni një përgjigje