VIDEO/ Pensionet e policëve,ja cilët përfitojnë

VIDEO/ Pensionet e policëve,ja cilët përfitojnë

52
0
Shares

Më shumë se 30 për qind e strukturës së Policisë së Shtetit, tashmë mund të përfitojë pension shërbimi, nëse me dëshirë, çdo efektiv që ka mbushur moshën 55 vjeç largohet.

Por nëse kryeministri deklaroi këtë, sipas kreut të sindikatës së Policisë së Shtetit Sadedin Fishta diçka e tillë prek më shumë se 30 për qind të së gjithë efektivëve të Policisë së Shtetit, një pjesë e tyre oficerë karriere. Nëse kjo do aplikohej 360 efektivë mund të ikin nga radhët e uniformave blu me dëshirë sipas projektit.

“Informacionet që ka Drejtoria e Përgjithshme janë të tilla që mund të ketë më shumë se 30 për qind punonjës policie mbi moshën 55 vjeç. Por edhe nëse do jetë mbi 30 për qind gjithësesi do të fillojë dalja në pension e këtyre efektivëve mbi bazën e kërkesës individuale apo edhe nga ndryshimet që do bëhen për shkak edhe të vettingut”, deklaroi kreu i sindikatës së Policisë, Sadedin Fishta.

Sipas projekligjit të depozituar në Kuvend, në nenin 6 të tij thuhet se përfiton pension shërbimi kur plotëson 25 vite pune me gradë, por edhe ka mbushur moshën 55-vjeçare. Nga ana tjetër masa e pensionit të shërbimit është sa 65 për qind e pagës mesatare neto. Një lëvizje e tillë bëhet për të ulur moshën e policëve aktivë në terren ndërsa shumë shpejt pjesë e policisë do të jenë dhe ushtarakë të cilët do të përbëjnë strukturën “Enfast” për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY