“Shqipëria të paguajë 140 mln €’, Becchetti flet për median italiane: Mori...

“Shqipëria të paguajë 140 mln €’, Becchetti flet për median italiane: Mori fund persekutimi politik

58
0
Shares

Media italiane ‘affaritaliani.it’. i ka kushtuar një shkrim çështjes së Becchetit dhe qeverisë shqiptare, pas gjyqit, ku Shqipëria u shpall humbëse dhe detyrohet ti paguajë një shumë të madhe parash.

Një gjykatë ndërkombëtare vendosi njëzëri se qeveria shqiptare është fajtore për përndjekjen politike dhe për sjelljen korruptive e të padrejtë ndaj sipërmarrësit italian Francesco Becchetti, kështu shkruan media italiane.

Gjykata ndërkombëtare doli në konkluzionin se qeveria Rama lëshoi një urdhër-arresti të motivuar politikisht kundër Becchettit dhe ortakut të tij në biznes, duke i akuzuar ata për shmangie të taksave, falsifikim të dokumenteve, përvetësim dhe pastrim parash, duke kërkuar gjithashtu ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjykata ndërkombëtare dënoi Shqipërinë për shpronësimin e paligjshëm të stacionit televiziv Agonset, në shkelje të traktatit të investimeve bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe urdhëroi pagimin e 140 milion eurove si kompensim ndaj Francesco Becchettit nga Qeveria Shqiptare.

Becchetti komentoi: ‘Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që 4 vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të grupit mediatik që u është dashur të vuajnë kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare,shkruan më tej ‘affaritaliani.it’ .

Ne jemi të kënaqur që gjykata ndërmori një hap të jashtëzakonshëm për të konfirmuar se ne kemi qenë të përndjekur nga shteti shqiptar. Ne mezi presim që të vazhdojmë me jetën dhe aktivitetet tona.

‘Policia shqiptare ndaloi punonjësit e Agon Channel në kufi. Subjektet, të cilët janë përcaktuar nga Qeveria shqiptare si ‘persona shumë të rrezikshëm’, përfshijnë gazetarë, drejtorë dhe analistë, por dhe kameramanë, operatorë e parukierë të TV-së’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY